Prof.dr. Abdulmenaf Bexheti merr titullin akademik

Akademia e Shkencave dhe arteve e Maqedonisë gjatë Kuvendit të shtatëmbëdhjetë zgjedhor që u mbajt mbrëmë, përzgjodhi anëtarët e rinj të regullt dhe jashtë grupit punues.

Nga gjashtë persona që janë zgjedhur për anëtarë të regullt të ASHAM-it është edhe prof.dr. Abdulmenaf Bexheti i cili nga dje është anëtar i Akademisënë degën e shkencave shoqërore. 

Anëtarët tjerë të rinj janë prof.dr. Gjorgji Pop-Atanasov në degën e Linguistikës dhe shkencës së letërsisë, , prof.dr. Nada Pop-Jordanova në degën e shkencave medicinale dhe m-r Gazanfer Bajram, Bogomil Gjuzel dhe Gligor Çemerski në degën e arteve.

Për anëtarë jashtë grupit punues janë zgjedhur prof.dr. Kshishtov Vrocllavski dhe prof.dr. Ilija Çashule në njësinë për linguistikë dhe shkencë të literaturës, akademik Miomir Gjuroviç dhe prof.dr. Ekmeledin Ihsanoglu në njësinë për shkenca shoqërore, prof.dr Endrju Dvork, prof.dr. Ljubisha Rakiç dhe prof.dr Feliks Unger në degën e shkencave medicinale, prof.dr. Jirgen Kurtc dhe prof.dr Simeon Oka në degën e shkencave teknike dhe Vladimir Veliçkoviç dhe Ljubomir Levçev në atë të arteve.

Në afatet e përcaktuara kohore, siç njoftojnë nga ASHAM, janë dorëzuar 40 propozime për zgjedhjen e anëtarëve të rregullt dhe 12 propozime për anëtarë jashtë grupit punues, në Kuvend kanë marrë pjesë 38 anëtarë të Akademisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button