Maqedoni, bëhuni gati për reshje të shiut

Në fushëgropa të caktuara edhe përgjatë Vardarit sot në mëngjes ka mjegull, ndërsa është ulur edhe dukshmëria deri 50 në fushëgropën e Strumicës. Në pjesët perëndimore të vendit mot me vranësira mesatare deri të mëdha, ndërsa në pjesët lindore me diell me vranësira të vogla deri mesatare.

Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira dhe me erë mesatare nga drejtimi jugor. Nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës dhe me vranësira të ulëta. Në pjesët perëndimore nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe të natës edhe paraqitje të shiut lokal. Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri në 13 gardë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura do të arrijë deri në shtatë gradë.

Nën ndikimin e valës së lagësht nesër moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet e larta borë. Reshjet do të fillojnë në pjesët perëndimore ku do të jenë më intensive (lokalisht rreth 20l/m2), ndërsa deri në fund të ditës do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit. Do të fryjë erë e përforcuar jugore. Të premten do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa borë të dobët do të ketë edhe në vendet më të larta në pjesët perëndimore.

Në ditët e fundjavës si dhe gjatë natës së Vitit të Ri pritet mot stabil, i thatë, relativisht i ftohtë dhe mot me erë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button