Francë, arrestohet kreu ushtarak i ETA-s

Udhëheqësi më i lartë ushtarak i grupit separatist bask “ETA”, Oroitz Gurruchaga Gogorza, u arrestuan të hënën në Francë së bashku me një bashkëpunëtorin e tij.

Gogorza dhe Xabier Aramburu, i vlerësuar si krahu i tij të djathtë, u arrestuan në qytetin e Cannes, nëpërmjet një operacioni të përbashkët të policisë franceze dhe asaj spanjolle, raporton agjencia e lajmeve EFE.

Grupit separatist bask, ETA, është fajtore për vrasjen e disa qindra personave gjatë pesë dekadave të fundit. Në tetor 2011, ETA njoftoi ndërprerjen përfundimtare të veprimtarisë së saj të armatosur, por anëtarët e saj nuk kanë dorëzuar armët dhe nuk kanë shpallur shpërndarjen e grupit.

ETA u themelua në vitin 1960 me synim arritjen e pavarësisë së krahinës baske, nga Spanja dhe Franca. Ajo konsiderohet si një grupim terrorist në Spanjë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button