Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira dhe me erë mesatare nga drejtimi jugor. Nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës dhe me vranësira të ulëta. Në pjesët perëndimore nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe të natës edhe paraqitje të shiut lokal.

Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri në 13 gardë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura do të arrijë deri në tetë gradë.

Të enjten nën ndikimin e valës së lagësht moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet e larta borë. Reshjet do të fillojnë në pjesët perëndimore ku do të jenë më intensive (lokalisht rreth 20l/m2), ndërsa deri në fund të ditës do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit. Do të fryjë erë e përforcuar jugore. Të premten do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa borë të dobët do të ketë edhe në vendet më të larta në pjesët perëndimore. Në ditët e fundjavës si dhe gjatë natës së Vitit të Ri pritet mot stabil, i thatë, relativisht i ftohtë dhe mot me erë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button