fbpx

Nikolic: Jo takim me Thaçin. I dyshuar për krime

“Asnje takim me Hashim Thacin dhe ndalje e procesit integrues te Serbise drejt BE, nese kerkohet te hiqet dore nga Kosova”. Keshtu eshte shprehur presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikolic, ne nje prononcim per televizionin Russia Today.

Ai ka deklaruar se është nacionalist, por edhe demokrat, që i respekton vlerat evropiane dhe do të kalojë kohë e gjatë, derisa të pranohet nga mediat perëndimore, pasi sipas, tij, për një kohë të gjatë, për të ka pasur shkrime negative.

I pyetur nëse është i gatshëm për dialog me Prishtinën dhe kryeministrin e Kosovës, Nikolic tha se do të diskutojë me përfaqësuesit e Prishtinës, por jo me Hashim Thaçin. “Ai është i dyshuar për krime kundër popullit serb”- ka thene Nikolic, i cili u zgjodh president i Serbisë në blotazhin e 20 majit.
Një kohë ka qenë në Partinë Radikale të Vojisllav Sheshelit, i cili gjendet në Hagë, ku akuzohet për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve të ’90-ta në ish Jugosllavi.

Nikollic njihet për retorikë nacionaliste kundër shtetit të ri kosovar dhe një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe gjatë fushatës zgjedhore, në veri të Mitrovicës.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close