“Ujësjellësi dhe kanalizimi” mohon se janë dëbuar 26 persona të punësuar

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup sot përmes një kumtese e mohon informacionin i cili është publikuar në opinion se ndërmarrja ka sjellë vendim të paligjshëm për ndërprerje e marrëdhënies së punës të 26 personave të punësuar. Nga ndërmarrja informojnë se udhëheqësia e re ka hasur situatë të punësimit të tepërt, numrit të madh të punësimeve fiktive, punësime të personave nga Pusteci – Republika e Shqipërisë të cilët aspak nuk kanë ardhur në punë, ndërsa kanë marrë paga.

“Gjatë vitit 2017 në ndërmarrje janë kryer shumë kontrolle inspektuese nga ana e Inspektoratit shtetëror të punës. Duke vepruar sipas indikacioneve dhe vendimeve të dhëna nga Inspektorati shtetëror i punës, janë sjellë vendime për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për gjithsej 19 persona të punësuar për arsye se të njëjtit gjatë korrikut të vitit 2017 para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, kanë krijuar marrëdhënie pune në kundërshtim me ligjin, duke mos i plotësuar kushtet e kërkuara nga konkurset e shpallura publike, në pikëpamje të shkallës dhe llojit të arsimit, gjegjësisht janë punësuar persona me arsim interpretues muzikor, aranzhues në tregti, teknik hotelierik-turistik, teknik ushqimor, teknik i laboratorit mjekësor, shitës etj”, theksohet në kumtesë.

Nga ndërmarrja informojnë se Inspektorati shtetëror i punës ka ngritur procedurë kundërvajtëse kundër NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup dhe ish-drejtorit të ndërmarrjes Aleksandar Atanasov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button