Prandelli e përjashton Domenico Criscito nga kombëtarja italiane

Italia është në prag të Calciopoli 2 dhe për pasoi policia e këtij shteti ka bërë ndërhyrjen e parë gjë që rezultoi edhe me pasiguri në kampin kombëtar të ‘azurrëve’, pasi ndër të parët që u arrestua për këtë kurdisjet e supozuara të ndeshjeve ishte futbollisti i Zenitit, Domenico Criscito i cili, pas hetimit, është dëbuar nga ekipi kombëtar dhe nuk do të merr pjesë në Kampionatin Europian.

Pas ndërhyrjes së policisë u arrestuan 19 persona, u ndalua edhe kapiteni i Lazios, Stefano Mauri, ish-lojtar i Genoas Omar Milaneto, ndërsa i dyshuar është edhe trajneri aktual i kampionit të Serie A, Juventusit, Antonio conte.

Mbrojtësi “azurrë” aktualisht luan për Zenit dhe nuk ka asnjë dyshim se cilësia dhe shkathtësia në krahun e majtë ku luan lojtari, do ti mungoj trajnerit të kombëtares italiane, Cesare Prandellit, i cili duhet të intervenoj menjëherë.

Lajme të ngjashme

Back to top button