Kush janë më të paguarit në NBA

Shpesh flitet për pagat e futbollistëve në mbarë botën, ku nuk mungojnë shifrat marramendëse për disa prej tyre.

Janë rastet e Lionel Messit, Cristiano Ronaldos apo edhe Neymarit që kanë kontrata të arta me klubet e tyre respektive. Por futbollistët nuk janë të vetmit sportistë që kanë llogari bankare me shuma të mëdha parash. Basketbollistët e NBA janë ata që kanë siguruar kontrata me skuadrat e tyre me paga, të cilat as që mund të imagjinohen nga persona të thjeshtë, përcjell Koha.net. 

Portali ‘Hoopshype’ ka përpiluar një klasifikim për lojtarët e NBA më të paguar ku dominues në këtë pikë është Stephen Curry. Ylli i Golden State Warriors është në vendin e parë të klasifikimit me një pagë prej 34.6 milionë dollarë në vit, transmeton ksp. Menjëherë pas tij, pozicionohet pikërisht Lebron James, rivali i Curry edhe në aspektin sportiv.

Simboli i Cleveland Cavaliers që ndryshe njihet me pseudonimin ‘The King’ përfiton nga kontrata me skuadrën nga Ohio plot 33.8 milionë dollarë në vit. Podiumin e plotëson Paul Millsap i Denver me 30.7 milionë dollarë në vit.

Sa u përket skuadrave, është Cleveland Cavaliers që për sezonin 2017/2018 ka shpenzuar më shumë në zërin e pagave me 137 milionë dollarë, i ndjekur në vendin e dytë nga Golden State me 136.5 mln dollarë, ndërsa më vendin e tretë është Oklahoma City me 133.8 milionë dollarë të shpenzuara në formën e pagave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button