Monitori HD në kokë

Nëse nuk keni kohë të prisni Google Project Glass – idenë ambicioze të syzave futuristike me mundësi të augmentet reality, produkti i kompanisë Silicon Micro mund të jetë një alternativë e përkohshme.

 Silicon Micro Display ST1080 janë lloj i syzeve të cilat ofrojnë shijimin e video përmbajtjeve 2D dhe 3D në rezolucion nativ 1080p.

Përveç kësaj, kanë edhe transparencë prej 10 për qind, kështu që nuk jeni krejtësisht të “shkëputur” nga ambienti që ju rrethon, ndërsa me ndihmën e kësaj ofron edhe eksperimentim me aplikacionet për augmentet reality. Ka hyrje HDMI, port microUSB për furnizim nëse nuk e ka baterinë opsionale, si dhe stereo daljen 3.5mm për kufje. Peshon 180 gramë, ndërsa çmimi është rrumbullak 799 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button