Demiri: Shkupi në rangun e Vardarit dhe Shkëndijës

Skuadra nga Çair, FC Shkupi sot festoi 90 vjetorin e themelimit të klubit, ndërsa në këtë festë u bë edhe prezantimi i sponsorit të ri “Grup Impeks” nga Turqia, që një herit është edhe sponsor i skuadrës turke Bollupspor. Me ardhjen e sponsorit të ri priten ditë të mira për klubin nga Çairi, që në të kaluarën kishte fituar tri herë titullin kampion dhe dy herë Kupën e Maqedonisë.

Në konferencë për media para gazetarëve foli kryetari aktual i klubit, Omer Bunjaku, i cili mes tjerash tha: “Në këtë ditë kur festojmë 90 vjetorin, është nder që si kryetar aktual i Shkupit të prezantoj edhe sponsorin e ri Shefket Demiri. E falënderoj edhe kryetarin aktual të Komunës së Çairit, z. Visar Ganiun, i cili realizoi premtimin e tij në zgjedhje dhe tani Shkupi ka fituar një sponsor stabil”, tha Bunjaku.

Në konferencë foli edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. “Nga mosha ime shtatëvjeçare jam i lidhur me Shkupin, kam ushtruar futboll, ndërsa më pas isha edhe trajner. Gëzohem shumë që po vijnë ditë të mira për Shkupin, dhe të gjithë shpresojmë se klubit do ti kthehet shkëlqimi i vjetër”.

Sponsori i ri Shefket Demiri që tani 20 vite punon në Turqi, tha se edhe më parë ka ndihmuar Shkupin pasi që është rritur në lagjen e Çairit dhe asnjëherë nuk e ka harruar këtë klub, por tani do ta drejtoj klubin. “Unë jam fëmijë i Çairit, ndërsa 20 vite punoj në Turqi. Ishim në bisedime një kohë të gjatë dhe tani vendosa të bëhem sponsor. Në gjashtë muajt e parë klubi do të stabilizohet, kurse më vonë kemi plane afatgjate. Në përgatitje shkojmë në Antali, ku do të luajmë miqësore me Qarabagh, që mori pjesë në Ligën e kampionëve. Do të sjellim përforcime, por jo nga Turqia”, tha sponsori i ri Shefket Demiri.

Skuadra e Shkupit nga 20 janari do të udhëtojë për në Antali ku 14 ditë do të zhvillojë përgatitjet në kuadër të fazës përgatitore. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button