Gabimet e gjyqësisë kushtojnë buxhetin 200 mijë euro brenda një viti

Madje 200 mijë euro të pabesueshme kushtojnë paditë kundër Maqedonisë të cilat shteti i ka humbur në vitin 2011 për shkelje të të drejtave të njeriut, shkruan në raportin vjetor të agjentit qeveritar i cili përfaqëson Maqedoninë para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. 

Kjo është shuma e dytë më e madhe që shteti duhet ta paguajë për shkak të vonesës së procedurave gjyqësore, pas asaj të vitit 2010 kur nga Strasburgu u urdhërua dëmshpërblimi me kërkesë të qytetarëve të Maqedonisë prej rreth 640 mijë eurove, që paraqet më shumë se gjysmën e shumës së përgjithshme të paguar për këtë rast që nga viti 2002 deri më sot (1 milionë e 250 mijë euro).

Kërcimin drastik të obligimeve që Maqedonia i merr gjatë dy viteve të fundit për shkak të shkeljes së të drejtës së gjykimit (dhe aktvendimit) në afat racional gjerësisht hap çështjen përr rezultatet e shumë reformave të ndërmarra për përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor.

Shteti pohon se nuk vonin gjykata jonë, por gjykata në Strasburg, e cila madje tani ka procesuar lëndë të cilat në Maqedoni kanë mbaruar më së voni deri në vitin 2006. Ekspertët juridik duke pasur parasysh faktin se një pjesë e obligimeve të urdhëruara nga Gjykata Evropiane kanë të bëjnë për lëndë më të vjetra, megjithatë janë të njëzëshëm se reformat nuk i kanë dhënë rezultatet e pritura dhe se anulimi i procedurave gjyqësore ende është problemi kryesor i qytetarëve. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button