Ivanov: Aktvendimi i Hagës doemos duhet respektuar

Presidenti Gjorgje Ivanov deklaroi se aktvendimi i Hagës doemos duhet të respektohet andaj ekipi juridik po ndjek gjendjen pse sërish në Çikago u shkel marrëveshja e përkohshme.

“Ekipi juridik i cili u angazhua është duke i ndjekur të gjitha ngjarjet dhe do të bëhet ajo që është në dobinë më të madhe për Republikën e Maqedonisë”, deklaroi presidenti Ivanov.

Presidenti dhe komandant suprem i forcave të armatosura, Gjorgje Ivanov, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Fatmir Besimi, kryeshefin e SHM së ARM-së, gjeneral-majorin Goranço Koteski dhe komandantin e komandës së NATO-s në Madrid, Alfredo Karoda morën pjesë në stërvitjen deri më tani më të madhe ndërkombëtare “Shigjeta e gjatë kooperative /lanser 2012”, e cila u mbajt në poligonin “Krivollak”.

Në stërvitjen morën pjesë pjestarë të ARM-së dhe armatat e Azerbejxhanit, Bjellorusis, Bosnjë e Hercegovinës, Gjeorgjisë, Armenisë, Kazakistanit, Moldovës, Serbisë, Ukrainës, Malit të Zi dhe Zvicrës, si anëtare të Partneritetit për paqe, ndërsa nga armata e anëtareve të NATO-s morëin pjesë pjestarë të SHBA-ve dhe Spanjës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button