fbpx

Përsëritet apeli i Shefqet Krasniqit: Mos e festoni Vitin e Ri! (VIDEO)

Edhe pak ditë i kanë mbetur vitit 2017, ndërsa fillimi i vitit të ri 2018, pritet me festë nga e gjithë bota.

Ky festim i fillimvitit daton qysh para shumë vitesh, ndërsa bota moderne e feston në mënyra të ndryshme.

Video është e vjetër. Por përkrahësit e tij e kanë ripostuar në prag të ndërrimit të motive për ta rikujtuar se kjo festë është “haram”, transmeton Gazeta Express.

Në këtë video imami Shefqet Krasniqi, i ka bërë thirrje kosovarëve që ta bojkotojnë festimin e Vitit të Ri.

“Mos e festoni vitin e ri, mos gaboni me ble bredha se dreqit jo bereqetit, çfarë fati të sjell bredhi, druri i prerë, mos i zbukuroni shtëpiat tuaj, mos e dalloni natën e vitit të ri me asnjë natë tjetër”, dëgjohet duke thënë në një video Shefqet Krasniqi, e cila është riaktualizuar në prag të festës së Vitit të Ri.

Sipas tij, Viti i Ri çdo vit e më shumë nuk po festohet nga familjet shqiptare.

Për më shumë shihni këtë video:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button