RDK: Presidenti i shtetit vazhdon me mendësinë e vjetër

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se fjalimi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, edhe njëherë e konfirmoi mendësinë e tij të vjetër, dhe se dëshiron deri në fund t’i qëndrojë besnik kësaj mendësie që ka lënë pasoja të rënda për shtetin.

“Të vazhdosh edhe më tutje të deklarosh se Platforma e një shteti të huaj, është duke rrënuar karakterin unitar të vendit, edhe përkundër pasojave të rënda të kësaj retorike mashtruese, nuk është asgjë tjetër përpos një mendësi e vjetër, që kurrë nuk do të arrij të reformohet dhe reflektoj, pavarësisht tentimeve për ndryshime në partinë opozitare maqedonase. Të vazhdosh të theksosh se lajmet e rrejshme të qeverisjes aktuale janë duke rrënuar shtetin në përgjithësi, nuk është asgjë tjetër përpos mohim dhe ikje nga fakti se lajmet e rrejshme e kanë burimin pikërisht në partinë opozitare maqedonase, që ka qeverisur me shtetin për 11 vite. Këto lajme të rrejshme kanë shkatërruar të gjitha institucionet e vendit, që tani kërkon angazhim të jashtëzakonshëm për riparimin e këtyre institucioneve”, thonë nga RDK.

Sipas RDK-së, të bësh krahasim në mes krizës së refugjatëve nga Kosova të vitit 1999, me ngjarjet e rënda të Lagjes të Trimave, është e neveritshme që nuk i takon një presidenti të shtetit, dhe për këtë arsye ata shpresojnë që në vitin e fundit të tij si president, të thotë sa më pak fjalë, sepse vetëm në këtë mënyrë, kur ai hesht, shteti lëviz më mirë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button