Nxënësit, “Synojmë Evropën”

Qendra edukativo-arsimore Racio në kuadër të muajit maj si muaj i Evropës disa nga nxënësit e shkollave të mesme të “Arseni Jovkov” dhe “Pançe Karaxhozov” sot prezantuan projektet e tyre me temën “Edhe unë jam Evropë”.

Ata ishin një grup nxënësish që kishin organizuar të prezantonin njërën ndër temat më aktuale që përcjell Republikën e Maqedonisë lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Rruga e Maqedonisë drejt suksesit dhe integrimit në BE është një rrugë e shtruar me thera, ashtu që le t ‘jetë qëllimi dhe dëshira jonë më e lartë që t’i tejkalojmë këto barriera dhe të bëhemi pjesë e kësaj familje”, deklaroi nxënësja Suela Hasallari gjatë prezantimit të projektit të saj me temën “Rruga e Maqedonisë për në BE”.

Kishte edhe disa tema tjera interesante të prezantuara nga nxënësit Fuat Jonuzi për “Historikun e BE-së”, Xhevahire Vrenezi “Institucionet e BE-së”, Armend Beça “Çka është e përbashkët me BE-në”. Këta nxënës të rinjë përplot energji i trajtuan temat e tyre rrjedhshëm dhe me plot kuptim duke shfaqur thesarin e fshehtë të diturisë të cilit i gëzohet gjithë populli shqiptar.

“Qendra edukativo-arsimore Racio merret me zhvillimin e arsimimit dhe edukimit të të rinjve, kryesisht në këtë shoqatë ka nxënës të shkollave të mesme. Është viti i 3-të me radhë që Racio është në funksion, dhe në krahasim vitet e kaluara ne kemi arritur sukses duke zhvilluar aktivitete, debate dhe trajnime të ndryshme që kanë mundësuar ne si nxënësi të rrisim nivelin e aftësimit për komunikim dhe debatim”, deklaroi Armend Beça nxënës i shkollës ekonomike Arseni Jovkov.

Enis Murtezi, njëri nga anëtarët e Qendrës edukativo-kulturore Racio për Portalb u shpreh se synimi kryesor i qendrës edukativo-kulturore është promovimi i potencialit dhe vlerave që posedojnë rinia shqiptare.

“Qëllimi ynë kryesor është që t’i tregojmë rinisë se ato e kanë vendin në këtë shoqëri, dhe me punën e tyre ato të tregojnë dhe dëshmojnë se janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie, e cila shumë ka nevojë për idetë, kontributin dhe projektet e tyre”, tha Murtezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button