Gjashtë muaj Qeveri, kryeministri Zaev për të dytën herë përballet me deputetët

Më 28 dhjetor, e enjte, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Përballja e kryeministrit Zaev me deputetët vjen në kuadër të seancës së fundit, 29-ta me radhë.

Sipas Rregullore së Kuvendit, pyetjet e deputetëve ndaj kryeministrit të Maqedonisë duhet të bëhen çdo të enjte të fundit të muajit, por edhe pse qeveria e Maqedonisë ka gjashtë muaj që kur është formuar, vetëm një është mbajtur deri tash, më 24 dhjetor.

Përndryshe, në seancën paraprake kuvendore u parashtruan pyetje të shumta nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizja BESA.

Pyetjet që u parashtruan kishin të bëjnë me ligjin e gjuhëve, kuadrot cilësore në institucione shtetërore, konfliktit të interesit të krerëve shtetëror dhe hetimit ndërkombëtar të rasteve të montuara politike.

LEXO: Ligji i gjuhëve “polemizoi” Dimovskin dhe Zaevin (VIDEO)
LEXO: Kur do të ketë hetim ndërkombëtar për “Kumanovën”? Përgjigjet Zaev

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button