Ndëshkohen 300 persona të cilët nuk ndërruan të dhënat në pasaportë

300 qytetarë janë ndëshkuar për shkak se nuk kanë nxjerrë pasaportë të re pasi ndryshuan të dhënat e tyre personale.

Disa prej tyre në pasaporta kanë lënë mbiemrat e vjetër, ndërsa të tjerët nuk kanë ndryshuar adresën ku jetojnë. Qytetarët e ndëshkuar do të duhet të paguajnë nga 100 deri në 500 euro. Janë parashtruar 301 kallëzime kundërvajtëse dhe 99 paralajmërime.

Në sportelet ku qytetarët kanë caktuar datë për nxjerrjen e pasaportave dhe letërnjoftimeve të reja për shkak të skadimit të dokumenteve të vjetra, janë ftuar në bisedë me inspektorë, prej ku janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje. Ligji i cili është sjellë që në vitin 2007, MPB filloi ta zbatojë këtë tani, prej këtu edhe befasia tek qytetarët të cilët nxjerrin pasaporta të reja.

Deri para një muaji deklaratat e Ministrisë së Punëve të Jashtme ishin se toleranca do të ekzistojë, dhe i thërret qytetarët që sa më shpejtë ta paraqesin ndryshimin e mbiemrit ose të letërnjoftimit dhe të nxjerrin dokumente të reja. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button