Delegatët e kongresit të VMRO-DPMNE-së kanë mbledhur 1300 denarë për të arrestuarit për 27 prillin

Delegatët e kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së në Vallandovë kanë mbledhur nga 1300 denarë në një kuti për ndihmë të, ashtu siç kanë thënë, “të arrestuarit e mbrojtësit të Kushtetutës më 27 prill të vitit 2017”.  Sipas delegatëve, të pranishmit në kongres, të cilët janë pajtuar që të flasin me kusht që të ngelin anonim, kanë donuar katër persona, prej të cilëve  njëri 1000, ndërkaq 3 të tjerë nga 100, njofton Portalb.mk.

Kutia për donacione është vendosur përpara hyrjes së Shtëpisë së Kulturës “25 Maj” në Vallandovë, por mbi 400 delegatë, aq sa kanë marrë pjesë në kongresin e 22 dhe 23 dhjetor, vetëm kanë kaluar, dhe nuk anë vendosur para. Ditën e parë delegatët kanë donuar 1100 denarë, ndërkaq ditën e dytë vetëm 200 denarë.

Burimet partiake për SDK thonë se “kutia ka qenë e vendosur simbolikisht dhe nuk është reklamuar mes delegatëve, pasi që më me rëndësi ka qenë Rezoluta për dënim të ndjekjes politike të Prokurorisë Speciale Publike dhe Prokurorisë Themelore Publike”.

Në Kongresin e Vallandovës u konstatua dorëheqja e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ndërkaq për lider të ri u zgjodh Hristijan Micksoski, i cili ishte kandidati  vetëm.

Të dyshuarit për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë janë 36 persona, të cilët kanë marrë pjesë në sulmin në Kuvend më 27 prill. Sipas përllogaritjeve, nga aksioni solidar në kongresin e VMRO-DPMNE-së, për çdo të burgosur janë mbledhur nga 36 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button