Ja çka do të diskutohet sot në seancën e 45 të qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e saj të rregullt të 45-të, në rend dite të së cilës janë shumë pika në interes të qytetarëve, mes të cilëve edhe kërkesa për subvencionim të projekteve të fundjavave falas për udhëtim në transportin hekurudhor, që e propozon Hekurudha e Maqedonisë Transport SHA – Shkup.

Në seancën e sotme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë do të shqyrtohen propozim-ligje për ndryshim dhe plotësim të shumë vendimeve ligjore nga pushteti i sistemit juridik, si ligjet për gjykatat, për kryerjen e sanksioneve, për shërbimin prokuror publik, për procedurë penale, për prokurorinë themelore dhe për Avokatin e Popullit.

Ministrat do të debatojnë edhe rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për punë të brendshme dhe për polici, por edhe rreth Propozim-ligjit për ndjekjen e komunikimeve, si dhe Propozim-ligjin për Agjencinë operative-teknike.

Në rend dite të kësaj seance do të jetë edhe propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për komunikime elektronike dhe Propozim – ligji për plotësim të Ligjit për informacione të klasifikuara.

Si propozim i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në seancën e sotme do të gjendet edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, por edhe propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për inspektim të punës, të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë dhe të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Qeveria do ta shqyrtojë edhe Propozim-vendimin për miratimin e Programit vjetor për punën e RTVM për vitin 2018 dhe Propozim-vendimi për miratim të Planit financiar për vitin 2018 në RTVM.

Në propozim të Agjencisë për ushqim dhe veterinari, në këtë seancë të Qeverisë do të prezantohet edhe Informacioni për nevojat për mikroçipim (identifikim) të manarëve dhe regjistrim të tyrin në sistemin informativ të Agjencisë për ushqim dhe veterinari të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button