Presidenti Ivanov sulmoi mediat, kërkoi lirim të të dyshuarve për terrorin e 27-prillit

Në fjalimin vjetor të tij, kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, para përfaqësuesve shtetëror dhe religjioz, ka vlerësuar se viti që po lëmë pas, 2017, është karakterizuar me krizë politike e cila u bë normale me të cilën qytetarët veçmë u adaptuan, njofton Portalb.mk.

LEXO: Pas tre javëve, Ivanovi i ktheu deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvend

Ivanov tha se derisa në shtete tjera të botës bëhen debate për ndryshime klimatike, inteligjencën emocionale, revolucionin e katër industrial, debati në Maqedoni u zhvillua duke i bërë “magji” njëri-tjetrit.

Ajo çfarë u vërejt më shumë në fjalimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov ishte kur ai tha se drejtësia u udhëheq nga revanshizmi, pikërisht në kohën kur Maqedonia ka nevojë për qetësi.

Ivanov nuk la pa e komentuar as ligjin e gjuhëve, dhe të njëjtin e cilësoi si “antikushtetues”.

Kryetari Ivanov, nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë kritikoi edhe mediat, që sipas tij, kanë qenë të robëruara dhe kanë shpërndarë lajme dhe deklarata të rreme në rrjete sociale.

“Hapësira mediale dhe publike është ndotur. Asnjëherë më parë e vërteta nuk ka qenë më e robëruar. Dominojnë lajmet e rreme dhe interneti. Aktorët kryesorë, nëpërmjet lajmeve të rreme ndikuan në njerëzit, në vend se të lexojnë nenin 7 të Kushtetutës, dikush tentoi të vë pasqyrë të rreme për mua, se unë kam planifikuar të shpall gjendje të jashtëzakonshme. Lajmet e rreme, zërat bëjnë erozion ndaj institucioneve”, tha Ivanov.

Pas kësaj Ivanov komentoi edhe ngjarjet e 27-prillit dhe procesin gjyqësor për të njëjtin e quajti si “revanshizëm”.

“Urrejtja na dërgon në urrejtje të re. Kush ka vepruar kundër Kushtetutës dhe ligjit duhet të japë përgjegjësi. Përgjegjësia nuk duhet të përgjithësohet. Qytetarët kanë të drejtën e mbrojtjes. Për fat të keq pamë qytetarë të “Maqedoni të përbashkët” dhe deputetët të cilët u arrestuan për terrorizëm. Drejtësia përfundon aty ku nis revanshizmi”, tha Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dërgoi kritika edhe ndaj subjekteve politike dhe uljen e nivelit të ekonomisë.

Ivanov gjithashtu tha se pret që pushteti lokal dhe qendror të gjejnë mënyra të zgjidhjes së problemit me ndotjes e ajrit dhe se përkrah qytetarët e pjesës jug-perëndimore të cilët kërkojnë mbylljen e xeheroreve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button