Ibrahimi:Trajneri nuk më fut në lojë se jam mysliman

I sjellur në ekipin e Sevastopol si megapërforcim nga ekipi Shalke 04, Besart Ibrahimi këtë pranverë më shumë është duke nxehur pankinën e futbollistëve rezervë, sesa që luan në përbërjen më të mirë.

Arsyeja qëndron në mostolerancën e trajnerit Sergej Puçkov ndaj futbollistit shqiptar.

“Ndonëse jam mirë i përgatitur dhe i disponueshëm edhe për ndeshjet më të mëdha futbollistike, megjithatë me fajin e trajnerit të Sevastopol, Sergej Puçkov, rrallë herë më jepet shans të jem në përbërjen e parë të klubit ukrainas. Trajneri i ekipit Puçkov haptazi më pranoi se për shkak se jam i fesë tjetër, nuk do të jem në 11-shin e parë të Sevastopol. Edhe përkundër trysnisë dhe protestimeve nga ana e tifozëve të cilët dëshirojnë të më shohin në përbërjen e parë, megjithatë trajneri është i patolerueshëm në vendimin e tij madje më tha se për këtë shkak, më mirë është të kërkoj mjedis të ri. Momentalisht ofertë më të mirë konkrete kam nga Legia Varshava”, thekson Ibrahimi. /portalb-vest/

Lajme të ngjashme

Back to top button