Tifozët e Shkupit zgjodhën Zendelin futbollisti i gjysmë sezonit

Tifozët e FC Shkupit pas tri ditëve të votimi, në bazë të votave të mbledhura ka dalë që portieri dhe kapiteni Suat Zendeli të jetë shpallur lojtari më i mirë i gjysmë sezonit vjeshtor për skuadrën bardhe kaltër me 3734 vota, menjëherë pas tij është radhitur Kristijan Stojkoski me 3645 vota që te Shkupi erdhi si përforcim nga Makedonija Gj.P, më pas edhe Alen Jasharovski ka marrë 3548 i cili ishte edhe golashënuesi më i mirë i ekipit, njëkohësisht edhe ky erdhi si përforcim po nga radhët e Makedonija Gj.P.

Mesfushori me përvojë Muharem Bajrami ka marrë 3512 dhe futbollisti i ri Omar Imeri ka mbyllur TOP 5-shen me 3095.
Të përkujtojmë se FC Shkupi sezonin vjeshtor e mbylli me 23 pikë, duke ndarë pozitën e pestë me Rabotniçkin, ndërsa në garat e Kupës së Maqedonisë, u ndal në 1/8-tën e finales nga ekipi i Vardarit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button