Mbi 45.000 persona do t’i sigurojnë ngjarjet e Vitit të ri në Moskë

Rreth 45.000 policë, pjesëtarë të Shërbimit federal të gardës nacionale ruse dhe kompanive private për sigurim, ekipe shpëtimi dhe punonjës të shëndetësisë do të angazhohen gjatë manifestimeve të Vitit të Ri në Moskë, kumtoi shefi i Sektorit për kulturë të qytetit, Aleksandar Kibovski.

Rreth 45 mijë njerëz do të jenë të gatshëm ta mbështesin rendin dhe qetësinë publike në qytetin tonë gjatë festave të fundvitit”, deklaroi Kibovski.

Ai saktësoi se do të angazhohen nga 20.000 policë dhe gardistë, 2.000 pjesëtarë të grupit të sigurisë, 1.200 anëtarë të njësiteve për intervenim të shpejtë, më shumë se 1.300 të punësuar në kompani për ofrim të shërbimeve të sigurisë, si dhe 20 njësite të Ndihmës së shpejtë dhe 80 auto-ambulanca.

Për sigurinë e shfaqjeve kryesore të fëmijëve gjatë kremtimit të Vitit të Ri do të angazhohen 600 njerëz nga kompanitë private për sigurim nga 12 qarqe.

Gjatë festave të fundvitit në Moskë do të mbahen më shumë se 300 ngjarje, mes të cilave edhe festivali më i madh evropian i Krishtlindjeve “Udhëtim drejt Krishtlindjeve”. Në atë festival vitin e kaluar morën pjesë 12,2 milionë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button