Ndryshime ligjore: Repart i veçantë në Gjykatën Penale për krimet e kryera në shërbim të oficerëve policorë

Në përgatitje janë ndryshimet e ligjit për gjykatës me të cilat parashikohet kompetencë të veçantë për Repartin gjyqësor të specializuar që do të veprojë sipas lëndëve në lidhje me veprat penale të kryera nga ana e personave të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) që kanë autorizime policore edhe nga pjesëtarët e policisë së burgjeve. Në atë drejtim janë paralajmëruar edhe ndryshime ligjore për Prokurorinë.

“Në ndryshimet e ligjit për gjykatësit parashikohet kompetencë e veçantë për repartin gjyqësor të specializuar që është përgjegjës për gjykim të veprave nga fusha e krimit të organizuar dhe korrupsion për gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 – Shkup të veprojë sipas lëndëve për të cilat Reparti i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen  e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion do të jetë në kompetencë me ndjekjen penale për të gjitha veprat penale të kryera nga ana e personave në MPB që kanë autorizime policore dhe nga pjesëtarët e policisë ë burgjeve”, thuhet në arsyetimin e ligjit.

Përmes vendosjes së mekanizmit, thuhet në arsyetim, do të mundësohet edhe përforcim i kredibilitetit të policisë dhe transparencës së saj në përgjithësi dhe do të fillojë lufta efikase kundër veprimit joadekuat në sektorë të ndryshme, si dhe mbrojtje për të drejtat e njeriut.

Ekzistimi i mekanizmave të pavarur, efikas dhe në kohë për kontrolle të punës së policisë është kërkesa në pajtim me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut  dhe të drejtat e tyre gjyqësore, si dhe në pajtim me gjetjet e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës, mendimit të komisarit për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës në pajtim me vendosjen e pavarur dhe efikase pas ankesave kundër policisë dhe standardeve tjera ndërkombëtare. Mekanizmat e tillë duhet të jenë praktik dhe të pavarur nga ato veprimi i të cilave është lënda në hetim, të hapura drejt mbikëqyrjes së opinionit dhe të mund të sjellin vendime të arsyeshme.

Raportet për situatën në lidhje me të drejtat e njeriut në shtet, siç janë Komiteti për Parandalimin e Torturës (KPT), OBSE, sekretariati shtetëror i SHBA-së, si dhe raportet e avokatit të popullit, organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut etj., që punojnë në ankesa për keqpërdorime policore, fortë sugjerojnë se mekanizmat e kontrollit mbi trupat për parandalimin e ligjit nuk janë në nivel përkatës të nevojshme për shtetin kandidat për anëtarësim në BE.

Ndalesa për torturë dhe forma të tjera për veprim joadekuat, si dhe e drejta për jetë, në rast kur janë përgjegjës pjesëtarët e policisë, ata duhet të përgjigjen për veprimet e tyre në pajtim me ligjin, ndërsa për atë qëllim duhet të zbatohet hetim efektiv dhe në kohë. Analiza e për dhjetë aktvendimet e Gjyqit evropian për të drejtat e njeriut, që kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë, tregon se në të gjitha rastet Gjyqi evropian për të drejta e njeriut ka konfirmuar se nuk është zbatuar hetim efektiv dhe në kohë, për shkak të të cilit u gjet një aspekt procedural.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button