Evropa po mobilizohet – vjen cunami grek?

Shkruan:Aneta Dodevska

Në vigjilje janë skenarë të errëta dhe të krizave. Vendet e Bashkimit Evropian janë duke u bërë gati për stuhinë financiare që vjen nga jugu. Pas zgjedhjeve të dyta parlamentare në Greqi, situata do të bëhet më e qartë, por edhe më dramatike nëse Qeveria e re i thotë “Jo” reformave dhe restrikcioneve. Në atë rast Greqia do të përshëndetet nga unioni monetar. Sipas vlerësimeve të para të autoriteteve greke kjo ndarje monetare do të thotë goditje prej 500 miliardë deri në një bilion euro – dëme për ekonomitë dhe për tregjet financiare. Cilat janë segmentet ku Maqedonia mund të pres goditje. Portalb analizon se në cilat sektorë edhe si mund të ndjehet goditja e cunamit grek.

1. Trysni mbi denarin


Dobësim të vlerës
Pasoja për eksportin dhe importin

Druajtjet më të mëdha pas daljes së mundshme të Greqisë nga eurozona, sipas opinionit vendor të ekspertëve, orientohen drejt denarit dhe stabilitetit të tij, prej çka do të varen lëvizjet në ekonominë e përgjithshme. Valuta vendore përmes kursit fiks është e lidhur për euron. Ekonomistët thelksojnë se vendi duhet të përgatitet për skenarin më të errët – për propabilitetin se vlera e denarit në krahasim me valutat tjera do të shënon rënie. Pas vitit 2010, pikërisht këtyre ditëve euroja shënoi rënie të vlerës më të vogël në krahasim me dollarin. “me siguri edhe investimet kursimore të qytetarëve në euro do të fillojnë të konvertohen pjesërisht në ndonjë valutë tjetër, denarë ose dollarë. Në të njëjtën kohë duhet të jemi të kujdesshëm sepse me siguri edhe eksporti dhe importi ynë në tregjet botërore mund të lirohet apo të shtrenjtohet, varësisht nga lëvizjet e euros”, konsideron ish-ministri i financave Nikolla Popovski.

2. BANKAT


Stabiliteti i kapitalit grek
Siguria e investimeve kursyese

Greqia, përmes Bankës Nacionale të Greqisë BNG është pronare dominonte e njërës prej bankave kryesuese dhe më të fuqishme në vend – Stopanska Banka. Në të njëjtën kohë, në Maqedoni punon edhe Alfa banka greke. Njeriu i parë i Stopanska banka – Glogor Bishev para do kohe deklaroi se kursimi në bankën po rritet dhe njëkohësisht banka vazhdon të miratojë projekte kapitale afatgjate. “Në tërë këtë periudhë aksionarët kryesor nuk ka tërhequr mjete nga banka në formë të dividendës. Po ashtu propozimi është që tërë fitimi i vitit 2011 të mbetet në bankën dhe të mos shpërndahet. Kjo e përforcon fuqinë kapitale të bankës”,  deklaroi Bishev. Analizuar nga aspekti ligjor, ekonomistët theksojnë se nuk ka rrezik nga derdhja e kapitalit bankar, për shkak se rregullativa tek ne nuk e lejon një gjë të tillë. Por, megjithatë, nëse Greqia vendos t’i shes bankat e saj, në atë rast, ajo do të ndikojë edhe mbi bankat e Maqedonisë, që janë nën kontrollin grek, konsiderojnë ekonomistët.

3. SHKALLA E INTERESIT 


Rritja e kamatave
Rritja e huamarrjeve të Maqedonisë

Dalja e Greqisë nga unioni ekonomik dhe monetar pashmangshëm do të shprehet edhe në tregun financiar. Sipas ekonomistëve, në provim do të vihet besimi në euron, që nga ana tjetër mund të shkaktojë rritje të shkallës kamatore të kredive të ndryshme dhe letrave me vlerë të tregut evropian. “Në këtë rast huamarrja e Maqedonisë në eurozonë do të jetë më e lartë. Nëse Greqia del, shkallat kamatore do të rriten e me këtë automatikisht do të rritet edhe borxhi, gjegjësisht duhet të servisohen shkallë më të larta kamatore”, thekson Popovski.

4. SHKËMBIMI TREGTAR


Zvogëlim i shkëmbimit
Shtrenjtim të prodhimeve

Pas Gjermanisë dhe Serbisë, Greqia radhitet si e treta për nga partneret kryesuese tregtare të Maqedonisë. Eksporti vjetor i tregut grek arrin 215 milionë dollarë ndërsa importi 566 milionë dollar apo shkëmbimi i përgjithshëm tregtar pozicionohet në më shumë se 781 milionë dollar. Zëvendësimi eventual i euros në Greqi me ndonjë valutë tjetër, pavarësisht cila, do të thotë , devalvim në Greqi “Nëse ndodh që Greqia ta vendos drahmën apo cilën do valutë tjetër, ajo doemos do të duhet të devalvojë e kjo do të thotë se vendi do të orvatet ta përmirësojë konkurentshmërinë, gjegjësisht të eksportojë më shumë, ndër vendet tjera, edhe në Maqedoni. Kjo do të thotë shtrenjtimin e prodhimeve nga njëra anë dhe zvogëlimin e porosive të Maqedonisë nga ana tjetër”,  vlerëson ekonomisti Kire Namov.  Ekomomia e Maqedonisë në pjesën më të madhe në aspektin e eksportit është e orientuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian të cilat lidhen për euron, ndaj çdo rënie e vlerës së valutës do të shprehet mbi shkëmbimin, konsiderojnë ekspertët.

5. A KA MAQEDONIA NDONJË PLAN?


Guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov dhe financieri i parë Zoran Stavrevski sigurojnë se sektori bankar është stabil. Kryeministri Nikolla Gruevski nuk beson se Greqia do ta braktis eurozonën, por pohon se Maqedonia është e gatshme të përballet me pasojat nëse ndodh skenari i errët. “Në atë rast, unë besoj se Bashkimi Evropian ka kapacitet dhe forca të përballet me një situatë të tillë. Ndryshe edhe Maqedonia i shqyrton të gjitha variantet. Me këshillin ekonomik dhe me guvernatorin e BPRM-së shumë herë është biseduar nëse vjen deri te ndonjë situatë e tillë dhe cilat do të ishin sfidat për Maqedoninë. Mund të them se i kemi analizuar mirë të gjitha opsionet që mund të ndodhin. Atë që mund ta them është se bankat greke në vend janë të sigurta, sipas asaj që ka thënë guvernatori. Denari është stabil, rezervat devizore janë më të larta deri më tani, po ashtu stabil është edhe sistemi bankar në tërësi. Të shpresojmë se deri te ajo nuk do të vjen, por nëse vjen, jam i bindur se edhe Bashkimi Evropian dhe ne do të gjejmë ndonjë mënyrë që të përballemi me të”, – deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski. Opinioni i ekspertëve thekson se vendi nuk guxon të jetë vëzhgues i gjendjeve ndonëse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, duke theksuar se duhet të përforcohet supervizioni bankar dhe urgjentisht të fillojë me kursimin buxhteor për shkak se në situatë kur ekonomia po lufton për ashtu-kështu rritje ekonomike, edhe goditjen më të vogël mund që vendin ta fus në recesionin e ri.

Autorja e është bashkëpunëtore e jashtme e Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button