Abdulaqim Ademi: Përballemi me sfida ekologjike

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifkimit Hapësinor, ?bdilaqim Ademi, mbajti fjalim në hapjen solemne të Konferencës së Pestë Ndërkombëtare për Ujërat, Klimën dhe Mjedisin Jetësor– Balwois 2012, e cila sot, nën organizimin e Institutit Ballkanik për Ujëra dhe Mjedis Jetësor të Francës, Fakultetit të Ndërtimtarisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi nga Shkupi dhe Shoqata Meterologjike e RM-së, ????? ??? u mbajt në Ohër.

Në fjalimin e tij ministri Ademi tha se kjo konferencë jep mundësi për shkëmbimin e diturive dhe dëshmive shkencore të punonjësve shkencorë nga më tepër se 60 shtete në temën për ujërat, ndryshimet klimatike dhe mjedisin jetësor. 

‘Fakt i pamohueshëm është se, zbutja e ndryshimeve klimatike dhe masat e adaptimit ndaj të njëjtave paraqesin sfidë për publikun shkencor të orientuar drejt zvogëlimit të ndjeshmërisë së resurseve ujore. Pasojmë NE- krijuesit e politikave, që të sjellim kornizën dhe instrumentet adekuate me qëllim që ta zvogëlojmë rrezikun nga ndryshimet klimatike’,  tha ministri Ademi.  

Ademi tha se qeveria e Maqedonisë i përcjell nga afër kërkesat e familjes Evropiane në sferën e menaxhimit të resurseve ujore dhe me zell i zbaton kërkesat e Direktivave Evropiane. 

‘Transponimi dhe implementimi i të drejtës evropiane për ujëra, e para së gjithash  kërkesat e Direktivës Kornizë për ujërat si dhe Direktivave të tjera është proces i cili zbatohet dhe i cili njëkohësisht është sfidë për Qeverinë e R. së Maqedonisë.  Masat për mbajtjen e gjendjes kuantitative të ujërave, paraqesin njërën nga masat themelore për zbatimin e Programit të masave nga Plani për menaxhimin e pellgjeve të lumenjve, të cilat Qeveria e R. së Maqedonisë i ka hartuar në kornizën ligjore nacionale për ujrat, dhe të cilat në të ardhmen do të duhet t’i zbatojë’ tha Ademi.

Ademi deklaratat i dha gjatë Konferencës së 5-të ndërkombëtare për Ujërat, Klimën dhe Mjedisin Jetësor– Balwois 2012, që po zhvillohet në Ohër./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button