Komuna e Sarajit riparon rrugët

Komuna e Sarajit është duke riparuar të gjitha rrugët rajonale dhe lokale të cilat gjatë sezonit dimëror janë dëmtuar nga bora dhe shiu. Fillimisht kanë filluar të riparohen rrugët rajonale Saraj-Bojanë dhe rrugët Svillare-Radushë dhe Rashçe.  

Punimet është duke i bërë ndërmarrja publike “Makedonija Pat”. Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati, u shpreh se disa herë kemi bërë kërkesë deri tek Ndërmarrja Publike “ Makedonija Pat”, që të riparojnë rrugët e dëmtuara, por ja tani një gjë e tillë po realizohet. Ai njëherësh falënderoi drejtorin e NP “Makedonija Pat”, Gajur Kadriun.

“Me mbarimin e sezonit dimëror rrugët u dëmtuan shumë dhe disa vende ishin vështirë për tu kaluar me veturat dhe mjetet e rënda të komunikacionit. Menjëherë pas mbarimit të sezonit dimëror kam bërë kërkesë deri tek NP “Makedonija Pat”, dhe i kam lajmëruar për gjendjen e rrugëve, por falë angazhimit të drejtorit Kadriu, tani me sukses janë duke u realizuar punimet.
Disa ditë me radhë punëtorët e NP “Makedonija Pat”, janë dukë kryer punimet në riparimin e rrugës rajonale 402, respektivisht që lidh vendbanimet e Sarajit deri në fshatin Bojanë. Punimet janë duke u realizuar me një dinamikë të madhe dhe shumë profesionale”, deklaroi Bekim Murati, kryetar i Komunës së Sarajit.   

Drejtori I Ndërmarjes Publike “Makedonija Pat”, Gajur Kadriu, tha se edhe përkundër të gjendjes së rëndë ekonomike me të cilën përballet kjo drejtori, ai ka gjetur mundësinë që t’ju përgjigjet pozitivishtë kërkesës së Komunës së Sarajit.

“Kjo ndërmarje tregonë se ka kapacitet dhe ka njerëz profesionistë dhe të punojnë dhe të japin rezultate, një ndër rezultatet është edhe rriparimi I kësaj rruge dhe të gjitha rrugëve tjera që rriparohen në Komunë të Sarajit”, tha Gajur Kadriu.

Drejturi Kadriu dhe kryetari I komunës Bekim Murati u shprehën se kët lloj bashkpunimi do ta vazhdojn edhe më intenzif në të ardhmen./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button