fbpx

Koreja Veriore përgatitet të lansojë satelit zbulues, pohon gazeta jugokoreane

Koreja Veriore, programi kozmik i së cilës sipas disa ekspertëve është vetëm paravan për programin e saj bërthamor, përgatitet të lansojë satelit të ri, publikoi gazeta koreanojugore “Çunan ilbo”.

Javën e kaluar, Këshilli i Sigurisë së KB-së e votoi setin e nëntë të sanksioneve që ta detyrojë Phenianin të heq dorë nga programet e ndaluara – bërthamore dhe raketore, si dhe nga lansimi i satelitëve.

“Paradokohe, nga kanale të ndryshme mësuam se Veriu e ka përfunduar satelitin e ri të quajtur “Kuanmionson-5”, deklaroi një burim nga qeveria jugokoreane për gazetën.

“Ata planifikojnë të lansojnë satelit të pajisur me kamera dhe pajisje telekomunikuese në orbitë”, shtoi ai.

Sipas shërbimeve koreanojugore të inteligjencës, sateliti mund të lansohet nga një njësit mobil, e jo nga raketa e zakonshme “Sohe”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close