Ratifikimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë të Maqedonisë dhe Bulgarisë në komisionin kuvendor amë

Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është në rend dite të seancës së sotme në Komisionin kuvendor për politikë të jashtme.

Në seancë duhet të shqyrtohen edhe propozim – ligjet për ratifikimin e Konventës për punë gjatë natës 1990 dhe të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për komunikacion të rregullt ajror midis territoreve të tyre dhe jashtë territoreve të tyre. Në Kuvend sot seanca duhet të mbajnë Komisioni Ligjdhënës-juridik dhe Komisioni për punë të jashtme.

Në Kuvend seancë sot duhet të mbajë edhe Komisioni Ligjdhënës-juridik, me debat për ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve, në lexim të dytë, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim – ligjin për shfuqizimin e Ligjit për Këshillin për përcaktimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për gjykatës, gjithashtu me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë. [owl-carousel category=”Uncategorized” singleItem=”true” autoPlay=”true”][owl-carousel category=”Uncategorized” singleItem=”true” autoPlay=”true”]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button