Kumanovë: Sulmon policin me sëpatë dhe arratiset

Gjatë ditës së djeshme në policinë e Kumanovës është paraqitur T.Z. (50) nga i njëjti qytet dhe ka lajmëruar se fqiu i tij D.S. (31), me sëpatë ia ka dëmtuar veturën e tij  “Shevrolet Spark“ që ka qenë e parkuar para shtëpisë. 

Nga stacioni policor menjëherë kanë reaguar duke dërguar dy policë në vendin e ngjarjes. Mirëpo D.S. menjëherë ka filluar ti nënçmojë dhe ti fyej policët, me ç’rast në një moment fillon të sulmojë njërin nga policët e uniformuar dhe e godet me bishtin e sëpatës dhe ia nganë me vrap.

 D.S. është kapur menjëherë dhe është dërguar në SPB-në e Kumanovës, ku i është bërë alkotesti dhe janë konstatuar 1.8 promile alkool në gjak.
            
Nga SPB e Kumanovës njoftojnë se ndaj D.S. do të shtrohet kallëzim penal për vepër penale Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës në sigurim.

Gjithashtu njoftohet se D.S. është i njohur për vepra penale nga fusha e shitjes së palejueshme të drogës dhe më tepër vjedhjeve të rënda si dhe për vepra tjera kundërvajtëse nënçmim dhe fyerje të personave zyrtar , thyerjen e rendit dhe qetësisë etj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button