fbpx

Ja çfarë premtoi i pari i Likovës, Arifi për mandatin e tij katërvjeçar

Erkan Arifi i cili i fitoi zgjedhjet lokale për komunën e Likovës të cilat u realizuan në tetor të këtij viti, gjatë fushatës së tij parazgjedhore më shumë u fokusua në atë se çfarë u bë sesa në atë se çfarë ai do të bën.

Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë.

Ai në debate televizive para mbajtjes së procesit të zgjedhjeve tha se “do t’i joshi banorët e komunës së Likovës me rrjedhjen e procesit të investimeve në këtë komunë”, duke mos cekur konkretisht për çfarë investime bëhet fjalë.

Arifi tha se në ujësjellësin e komunës janë investuar 2.5 milion euro, si dhe është marrë leja për kyçjen në pendën e Gllazhdes, gjithashtu janë siguruar edhe 1.3 milion euro për stacionin e filtrimit.

“Nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor janë siguruar 500 mijë euro për gypsjellësin Likov-Hotël-Matejç. Me këtë besoj se vitin e ardhshëm do të përmbyllim  një kapitull dhe të gjitha fazat e gypit primar të ujësjellësit do të mbyllen si dhe ujësjellësi në vitin 2018-2019 do të jetë gati dhe si projekt do të përmbyllet. Unë premtoj se ky projekt do të realizohet së bashku me pushtetin qendror “, tha Arifi.

Sa i përket rikonstruimit të shkollave në këtë komunë Arifi tha se deri më tani është investuar në këtë fushë, duke përmendur ndërtimin e shkollës së re në Nikushtak, në të cilin është hapur edhe sallë e re sporti,  gjithashtu sipas Arifit është investuar është në shkollat periferike në Ropaj, Vishticë, Mateç, Hotël dhe në Likovë, ku sipas tij është investuar mbi një  milion euro.

“Jemi në proces e sipër të rindërtimit të disa shkollave. Sa i përket arsimit, shkolla e mesme ‘Ismet Jashari’ e cila është subjekt juridik në vete, kemi investuar shumë, duke krijuar hapësira të mjaftueshme që nxënësit të mësojnë në një ndërrim.  Aty kemi bërë sallën e  sportit, rregullimin e oborrit, vendosjen e ngrohjes qendrore e kështu me radhë.  Në këtë shkollë janë investuar rreth 560 mijë euro”, tha Arifi.

“Sa i përket kanalizimeve fekale që janë projekt i infrastrukturës, të gjithë fshatrat e komunës së Likovës përveç fshatit Vaksincë ku sivjet ka filluar ndërtimi i kanalizimit atje, mund të themi se 70 për qind e shtëpive janë të kyçura në kanalizimit, kurse projekti për vitin 2017  është që të ndërtohet kanalizim në Matejç dhe në Hotël.  Kurse sa i përket ujësjellësit,mjetet janë siguruar nga Banka Evropiane Investuese prej 1,3 milion euro”, tha Arifi.

Sa i përket rrugëve  Arifi tha se në këtë komunë janë ndërtuar rrugë rajonale,lokale dhe rrugica që janë investime më vlerë mbi 10 milion euro.

“Tani kemi lidhur kontratë me vlerë prej dy milion eurove nga Agjencioni për rrugë shtetërore në bashkëpunim me komunën e Likovës i cili asfaltim do të fillojë së shpejti  dhe do të [përmbushen të gjitha nevojat me standarde bashkëkohore per rrugë rajonale. Do të asfaltohet rruga Likovë-Hotël-Matejç-Ropalcë.  Gjithashtu dua të theksoj se rruga Opajë-Sllupçan-Bellanoc, në kufi me republikën e Kosovës e cila rrugë tani më është përfunduar kapi vlerën prej 6 milion eurove.  Gjithashtu rruga Opaj-Orizare-Likovë ka përfunduar, po ashtu ka përfunduar edhe rruga Ropalcë-Nikushtak që e lidh me komunën e Haraçinës dhe Shkupin”, tha Arifi.

Sa i përket shëndetësisë, Arifi tha se “kemi arritur që të themelojmë stacion shëndetësor në komunën e Likovës, i cili punon 24 orë dhe është në shërbim të qytetarëve dhe tani jemi në një fazë tjetër, në transferimin nga stacion shëndetësor në shtëpi shëndetësore qe do të thotë do të rriten kompetencat e tyre”.

Për truizëm, Arifi theksoi se meqenëse kjo komunë ka dy penda, kjo parti ka bërë plan urbanistik ku si kusht themelor është infrastruktura.

“Nga thithja e mjeteve nga Unioni evropian kemi fituar rreth 500 mijë euro për rrugën lokale nga restorant Freskia në fshatin Likovë e deri te penda e Gllazhnjes”, tha Arifi.

Arifi premtoi transparencë të plotë për banorët e kësaj komune, duke thënë se do të mbahen takime me qytetarët ku merret parasysh çdo propozim që pastaj do të diskutohen dhe do të miratohen nga këshilli komunal.

  1. LEXO: Ja çka premtoi Blerim Bexheti se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  2. LEXO: Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhor
  3. LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës
  4. LEXO: Ja çka premtoi Ruzhdi Lata që do të realizojë gjatë vitit të parë të mandatit të tij si kryetar i Dibrës
  5. LEXO: Ja çka premtoi Taravari se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  6. LEXO: Ja premtimet e Ramiz Merkos për mandatin e tij si i pari i Strugës
  7. LEXO: Ja çka premtoi Milikije Halimi që do të realizon në vitin e parë të mandatit të saj si e para e Haraçinës 
  8. LEXO: Ja premtimet e Deharit, prioritare për mandatin e tij të dytë si i pari i Kërçovës
  9. LEXO: Ja çfarë premtoi Albon Xhemaili gjatë fushatës së tij parazgjedhore për Bogovinën
  10. LEXO: Ja prioritetet për tre dhe gjashtë mujorin e mandatit e të parit të Zhelinës, Blerim Sejdiu
  11. LEXO: Ja çka premtoi Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit
  12. LEXO: Ja cilat janë premtimet e Isen Shabanit me të cilat fitoi besimin e banorëve të Vrapçishtit
  13. LEXO: Ja premtimet prioritare të kryetari të Bërvenicës, Enver Pajaziti
  14. LEXO: Këto janë premtimet prioritare të kryetari të Dollnenit, Xhemail Qamili

Ndryshe, Portalb.mk kohë më parë publikoi problemet me të cilat do të ballafaqohet i pari i kësaj komune.

  1. Në komunën e Likovës vazhdon të jetë problem ujësjellësi, ngase punimet që filluan në vitin 2014 për realizim të këtij projekti ende nuk kanë përfunduar. Ende nuk ka informacion nga komuna se në cilën fazë ka ngecur projekti, mirëpo ai që fiton zgjedhjet në këtë komunë do të duhet urgjent të zgjidh këtë çështje thelbësore për jetesë.
  2. Prioritet në këtë komunë gjithashtu është plani urbanistiki cili ka të bëjë me pendën e Likovës, me qëllim që të bëhen investime dhe të zhvillohet turizmi në këtë zonë, gjë që ende nuk është bërë në këtë komunë.
  3. Problem tjetër i cili ngelet të zgjidhet nga kryetari i ardhshëm i kësaj komune është edhe rrjeti i kanalizimit, i cili disa herë u premtua, disa punime filluan, mirëpo ende nuk kanë përfunduar. Kjo komunë ka nevojë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në disa fshatra mes ë cilave në Sllupçan, Hotël dhe Matejç ku janë premtuar dhe janë parashikuar se sa mjete nevojitet, mirëpo për realizimin e tyre, nuk ka asnjë informacion.
  4. Kandidatëve që garojnë për këtë komunë, iu ngelet të premtojnë dhe ai që fiton të realizojë ndërtimin e rrugës rajonale për Haraçinë, projekt ky i cili nuk është realizuar në tërësi.
  5. Gjithashtu ai që fiton mandatin për të udhëhequr me këtë komunë, do të duhet të punojë në hapjen e ueb faqes së kësaj komune, e cila është ndër të rrallat që nuk kanë. Komunikimi me kryetarin e deritanishëm është kryer nëpërmjet rrjetit social facebook, në të cilin nuk mund të ketë informacione të kategorizuara si do të kishte në ueb faqe. Andaj kandidatët do të duhet të premtojnë transparencëdhe mbi të gjitha, publikime të punës dhe aktiviteteve që kryen kjo komunë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button