10 veshjet më të shtrenjta të Melania Trump, për të cilat të gjithë kanë folur këtë vit

Veshjet e Melania Trump kanë qenë ndër temat më të diskutuara gjatë këtij viti në fushën e fashion-it, madje etiketa që mbajnë ato më shumë se gjithçka tjetër. Gjithmonë e kuruar deri në detaje, me stil elegant dhe me sharm, Melania ka fituar vëmendjen maksimale në çdo dalje të saj, aq sa shpeshherë është kthyer edhe në model për të gjitha vajzat e njohura të modës. Pak stil Melania në veshje, qoftë edhe në një aksesor të vogël, nuk do të ishte keq, shkruan Class.

Stilisti i saj Hervé Pierre, shpeshherë ka komentuar zgjedhjet që ka bërë për Zonjën e Parë të Amerikës, madje edhe pse zgjedh të eksperiemtojë me stilin e Melania. Të gjithë e vënë re që Zonja e Parë nuk del nga korniza e klasikes, por di mjeshtërisht ta kombinojë atë me modernen.

Nëse shumë prej Zonjave të Para janë bërë shpesh objekt kritikash për veshjet e tyre, Melania nuk është shqetësuar shumë për këtë gjë. Megjithatë, disa veshje të saj apo edhe aksesorë nuk kanë kaluar pa vëmendje, sidomos kur është fjala për çmimin e lartë. Një pallto me lule 3D e cila kushton plot 51 000 dollarë s’mund të jetë një gjë e zakonshme.

Ja ku janë 10 veshjet më të shtrenjta të Melania, për të cilat të gjithë kanë folur gjatë këtij viti.

Këpucët e Melania, nga Manolo Blahnik – 595 dollarë

Këmishë me kuadrata nga Balmain, 1,380 dollarë

Këpucët me lule, Christian Louboutin – 1,395 dollarë

Fustani i bardhë nga Roksanda – 2,275 dollarë

Fustani Pink nga Delpozo, 2,950 dollarë

Fustani nga Monique Lhuillier, 7,995 dollarë

Kostumi nga Michael Kors, 4,995 xhaketa dhe 4,995 fundi.

Çanta Hermès Birkin, 13,461 dollarë

Pallto Dolce & Gabbana 3D, 51,500 dollarë

Çanta Crocodile Hermès Birkin, 75,000 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button