Struganët, aktiv në manifestimet e 10 vjetorit të themelimit të BDI-së

Në mënyrë aktive simpatizantët dhe aktivistët e BDI-së nga Struga, janë përfshirë në manifestimet e ndryshme sportive që organizohen për nder të 10 vjetorit të themelimit të Bashkimi Demokratik për Integrim. Kryetari i degës së BDI-së në Strugë Ramiz Merko pohon se në çdo qytet që organizohen këto aktivitete, pjesëmarrja nga Struga është dinjitoze dhe e gjithanshme.

Dhjetë vjetori i themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim po shënohet me manifestime të shumta sportive, kulturore, politike dhe të tjera. Garat sportive përfshijnë ndeshje në shah, ping-pong, mundje dhe turnir në futboll të vogël. Viti 2012 paraqet një vit jubilar për Bashkimin Demokratik për Integrim, vit në të cilin do të shënohet 10 vjetori i themelimit të partisë më të madhe shqiptare në vend. Bashkimi Demokratik për Integrim u themelua me 5 qershor 2002./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button