Anulohet greva e makinistëve, do ta presin pagën e nëntorit deri në fund të javës

Të punësuarit në HM Transport në takimin e sotëm u dakorduan të mos e zbatojnë vendimin e marrë paraprakisht që nesër ta ndërpresin trafikun hekurudhor për shkak të paralajmërimit se gjatë javës do t’u paguhet në tërësi paga e nëntorit, deklaroi për MIA-n Dushko Çakarovski, përfaqësues i personelit të makinistëve në HM Transport SHA Shkup.

Udhëheqësia e HM Transport së bashku me Qeverinë, siç theksoi Çakarovski, gjetën fuqi ta zgjedhin problemin tonë shumëvjeçar me pagesën e pagës dhe besojmë se do të paguhet gjatë javës në tërësi.

Para dy javëve të punësuarit në HM Transport tërësisht e bllokuan trafikun hekurudhor, me çfarë kërkuan pagesën e gjysmës së parë të pagës për tetorin, ndërsa paralajmëruan se sërish do ta aktivizojnë protestën nëse deri më 25 dhjetor nuk u paguhet paga e plotë për nëntor.

Qeveria të premten javën e kaluar bëri të ditur se janë siguruar para për pagesën e pagës së në nëtorit në HM Tramport SHA Shkup, pasi në seancë i ka pranuar vemdimet për hua të kësaj ndërmarrje publike nga ELEM dhe MEPSO.

Çakarovski sot njëherit dërgoi apel deri në HM Instradtrukturë SHA Shkup, siç tha, të sigurojë mirëmbajtje dhe siguri të hekurudhës për shkak të dëmtimeve të shpeshta në periudhën e kaluar. Rast të fundit të këtillë pati dje kur në hekurudhë afër Zherovjanit ishin vendosur mbrojtës të betonit dhe ishte dëmtuar treni i HM Transport.

Bëjmë apel të ndërmerren masa sepse siguria jonë dhe e udhëtarëve është e rrezikuar. Mund të vijë deri te pasojat e pakëndshme, tha Çakarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button