Lavrov bën thirrje për bisedime SHBA-K.Veriore

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore të fillojnë bisedimet, transmeton Reuters.

Lavrov është cituar të ketë thënë se Rusia është e gatshme të ndihmojë në këto negociata.

Moska ka kohë që u bën thirrje dy vendeve për të biseduar me njëra-tjetrën me qëllim të uljes së tensioneve rreth programit bërthamor dhe atij për armë të Koresë Veriore.

Ministria e Jashtme e Koresë Veriore ka thënë dje se sanksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara kundër këtij vendi kanë qenë akt i luftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button