Maqedonia shkel të drejtat e njeriut, humb 200.000 euro në Strasburg

Maqedonia vetëm gjatë vitit 2011 ka humbur 200.000 euro për shkak të shkeljeve të bëra ndaj të drejtave të njeriut, shkruhet në raportin vjetor të agjentit qeveritar i cili e përfaqëson Maqedoninë para Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, njofton sot gazeta “Kapital”.

Sipas asaj që thuhet në këtë gazetë, kjo është shuma e dytë më e madhe me radhë të cilën shteti duhet ta paguajë për shkak të vonesës në procedurat gjyqësore, pas asaj të vitit 2010 kur në Strasburg u urdhërua kompensim i qytetarëve të Maqedonisë për rreth 640.000 euro. 
Shuma totale të cilën Maqedonia ka paguar që nga viti 2002 deri më tani është 1.250.000 euro.

Maqedonia shpeshherë merr dënime për shkak të shkeljes të së drejtës për gjykim dhe për sjellje të aktvendimeve nga ana e gjykatës në afat të arsyeshëm kohor. 

“Megjithatë,  autoritetet pohojnë se nuk është gjykata jonë ajo që vonohet, por Gjykata e Strasburgut” shkruan Kapital.

Lajme të ngjashme

Back to top button