Kuvendi i konstatoi dorëheqjet e 8 pjesëtarëve të KSHZ-së

Pas skandalit me 9 rrogat të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni i cili ngjalli debat të ashpër në opinion si pasojë të së cilës tetë prej nëntë anëtarëve të KSHZ-së dje dhanë dorëheqje, në Kuvendin e Maqedonisë sot janë konstatuar dorëheqjet e të njëjtëve, njofton Portalb.mk.

Dorëheqje dhanë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, nënkryetari Rexhep Prekopuca, anëtari nga radhët e ekspertëve, Atanas Urumov, anëtarët Silvana Boneva, Sasho SërcevSubhi JakupiVioleta Duma dhe Igor Milev.

Në funksion mbetet vetëm anëtarja e Lëvizjes BESA, Ermira Asani Salija.

Dorëheqjet erdhën pas shumë reagimeve në opinion, pasi që ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”. Ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”. KSHZ vendosi njëzëri që “vendimin për 9 rrogat ta publikojnë në uebfaqe por që paratë nuk do të kthehen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button