Komuna Qendër demanton, nuk do quhemi Aleksandri

Përmes një demanti Komuna Qendër është shprehur se nuk planifikon riemërtim të saj.

“Informacioni se ka iniciativë për riemërimin e emrit të komunës së Qendrës me ndonjë emër antik është krejtësisht i pasaktë. Komuna e Qendrës nuk planifikon riemërimin e komunës, kurse për tekstin në të cilin pohohet kjo,  mund të përfundohet se bëhet fjalë për fabrikim dhe si i tillë paramendojmë se është në funksion të partisë së caktuar politike e cila ka për qëllim diskreditimin e punës së autoriteteve komunale, Këshillit të komunës, si dhe të kryetarit Vlladimir Todoroviq” shkruhet në demantin e Komunës Qendër.

Lajme të ngjashme

Back to top button