Dënohen 300 nuse se nuk ndryshuan mbiemrin e vajzërisë

MPB njofton se rreth 300 persona që nuk e kanë respektuar Ligjin për dokumente të udhëtimit janë dënuar. Ato janë kryesisht gra të martuara të cilat pas kurorëzimit e kanë ndërruar mbiemrin e vajzërisë ndërsa edhe pse kanë ndryshuar të dhënat personale nuk kanë nxjerrë pasaportë të ri.

Të dhënat policore tregojnë se deri tash janë paraqitur 301 kundërvajtje ku janë sjellë 202 dënime dhe 99 paralajmërime. Dënimi në përqindje kushton 100 euro, ndërsa dënimi maksimal i paraparë arrin edhe deri në 500 euro. Më të dënuarat janë gratë e martuara.

Ligji për dokumente të udhëtimit është sjell në 2007. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button