Qeveria demanton, ELEM do të privatizohet në mënyrë transparente

Qeveria hedh poshtë informatat se ELEM do të shitet në mënyrë të njëjtë si Telekomi, por sipas saj, do të privatizohet nëpërmjet dekapitalizimit të kompanisë.

Në mënyrë publike dhe transparente do të kërkohet investitorë strategjik i cili do të hyjë në ELEM vetëm nëpërmjet investimeve në procesin e ndërtimit të kapaciteteve energjetike, thonë nga Qeveria.

Me këtë Qeveria demanton informatat se veçmë ka sjellë vendimin se 51 për qind të ELEM-it të katarasve, me çka të hollat do të shfrytëzohen edhe për përfundimin e projektit “Shkupi 2014”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button