Sabri Fejzullahu e publikoi këngën e re “Shihemi” (VIDEO)

Ndonëse muaj më parë ka bërë 70-vjet, ai vazhdon të jetë shumë aktiv në skenën muzikore.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Sabri Fejzullahu i cili së fundmi për të gjithë fansat e tij ka publikuar projektin e fundit për vitin 2017-të, transmeton Gazeta Express.

“Shihemi”, titullohet kënga më e re e Sabriut, një baladë dashurie që prek zemrat e gjithë të dashuruarve.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është përkujdesur Kreshnik Avdiu, për orkestrimin Virusi, ndërkaq për videoklipin EMF Creative.

Kujtojmë se Sabriun si shumë yje të njohura të estradës do ta shohim në shumë emisione për festat e fundvitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button