Çfarë hanin paraardhësit tanë?

Secilit nga ne mund t’i ketë lindur pyetja se çfarë hanin paraardhësit tanë në Mesjetë? Dhe përgjigjen e saj është përpjekur ta japë drejtori i një biblioteke në Londër, Peter Ross.

I cili ka shkruar një libër të recetave më ekstravagante që paraardhësit tanë konsumonin.

I titulluar jo rastësisht ‘Libri kureshtar i kuzhinës’ ai përmban të gjitha sekretet mbi barbikytë, gatimet e trurit, kokës dhe shpatullave të merlucit, pastave dhe peshkut.

Siç shkruan ‘Daily Mail’ Ross ka studiuar për 25 vite kuzhinën antike dhe tregon: ‘Kam dashur gjithmonë të mësoj se çfarë kanë ngrënë në të kaluarën njerëzit’. Ai na tregon sesi njerëzit jetonin kur sot askush nuk do t’ia dilte: ‘Në përgatitjen e librit kam para mijëra receta. Disa ishin të veçanta dhe mbresëlënëse dhe tregojnë shumë si ka ecur sofistikimi i gatimit’.

Ross zbuloi se anglezët kanë konsumuar lazanja që në vitin 1390. ‘Kemi besuar gjithmonë se pasta ka mbërritur në vendin tonë në vitet ’50 apo ’60. Por sot mund të themi se kanë qenë anglezët që e kanë shpikur lazanjën’.

Gjatë kërkimit të tij Ross ka zbuluar gjithashtu se në kohët e zisë së bukës paraardhësit tanë merrnin vitamina nga harabelat madje dhe nga gjeli. Ndër shpikjet mesjetare ka qenë supa dhe një ketchup që mund të ruhet për dy dekada. Paraardhësit tanë ushqeheshin zakonisht nga zogj të ndryshëm, rosto me pallua në të cilën receta sugjeronte: ‘Thyejani qafën dhe pastaj pritini fytin’. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button