Transparency International-Maqedoni, mos bëni dy herë punë

Pas lajmit të botuar në media, për atë se ‘Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe Konfederata e biznesit e Maqedonisë’ dëshirojmë të ju informojmë se Transparency International-Maqedoni në bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë dhe Odën ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore përgatiti ‘Kodeksin e etikës afariste dhe sjellja e shoqërive aksionare’ si dhe ‘Kodeksi etik dhe sjellja e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla’, të cilat zbatohen nga shumë kompani, anëtare të këtyre Odave ekonomike, thuhet në reagimin me shkrim të Transparency Maqedoni. 

‘Kodekset mund ti shihni në Transparency International-Maqedoni dhe në faqen elektronike  të këtyre Odave ekonomike, dhe të njëjtat janë botuar në publikimin ‘Zero tolerancë për korrupsionin’, sqarojnë nga Transparency Maqedoni.

(http://www.transparency.org.mk/index.php?option=com_content&task=view&id=216&Itemid=61)

Krahas kësaj në vitin 2010 është përkthyer publikimi ‘Principe afariste për luftë kundër mit marrjes’, iniciativë kjo e shumë palëve të tanguara e drejtuar nga  Transparency Macedonia.

Publikimi u promovua në Odën ekonomike të Maqedonisë, në prezencë të një numri më të madh të sektorit privat në RM.

 (http://www.transparency.org.mk/images/stories/bpcb_macedonian_ver.pdf )

Informacionin e publikojmë me qëllim që të kontribuojmë me qëllim që të evitojmë duplifikim  e projekteve veç më të realizuara, me qëllim të arritjes së efektit sa më të madh dhe transparencës  në shpenzimin e mjeteve të donatorëve dhe buxhetit të Maqedonisë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button