Mbreti spanjoll u bëri thirrje katalonasve që të heqin dorë nga ndarja

Mbreti spanjoll Felipe i Gjashtë e shfrytëzoi fjalimin tradicional të Krishtlindjeve që në ditën e Buzmit t’i ftojë deputetët e sapozgjedhur në Parlamentin katalonas, të heqin dorë nga hapa të mëtejshëm për ndarje.

“Rruga që është para nesh, nuk guxon edhe një herë të na sjellë deri në përplasje ose shkyçje e cila, siç e dini, vetëm krijon, mosmarrëveshje, pasiguri dhe brengë”, theksoi monarku spanjoll në fjalimin e djeshëm televiziv.

Mbreti Felipe theksoi se liderët katalonas duhet të “ballafaqohen me problemet që i godasin të gjithë katalonasit, duke e respektuar shumëllojshmërinë e tyre dhe duke menduar në mënyrë të përgjegjshme për të mirën e të gjithëve”.

Mbreti spanjoll pati fjalim mbrëmë, katër ditë pasi zgjedhjet parlamentare rajonale rezultuan me votim për kthim të partive separatiste në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button