fbpx

Demi Moore dhe Ashton Kutcher sërish bashkë?

Demi Moore vendosi që të mos t’i falte tradhëtinë bashkëshortore Ashton Kutcher dhe i kërkoi divorcin në muajin nëntor. 

Megjithatë, aktorja 49-vjeçarja dhe ish-partneri i saj 16 vjet më i ri figurojnë ende të martuar, pasi procedurat e ndarjes nuk janë mbyllur ende.

Dhe sipas zërave që vijnë nga mediat rozë amerikane, në fakt, divorci mund të mos realizohet më kurrë, pasi të dy mund të jenë drejt ribashkimit.

Së fundmi, secili prej tyre ka pranuar se vazhdon të jetë ende thellësisht të dashuruar dhe një ritakim në një ditëlindje të një miku të përbashkët më parë gjatë javës rezultoi tepër emocional.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e takimit, Demi dhe Ashton u përqafuan me mall për më shumë se një minutë të plotë.

Gjatë mbrëmjes, në një fjalim Ashton pranoi se kishte kryer disa gabime të “pafalshme” një vit më parë dhe se dëshironte t’i ndreqte. Publiku e duatrokiti, ndërsa ai shpërtheu në lot, teksa Moore e pa e shtangur.

Ndonëse më parë Moore është shprehur e vendosur për përfundimin e divorcit, tashmë mund të ketë përsëri një të ardhme për Moore-Kutcher si bashkëshortë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close