Vazhdojnë skandalet në Itali, 20 të arrestuar

Përgatitjet e Italisë për Euro 2012 janë goditur nga lajmi se një numër i madh i figurave me profil të lartë në futboll janë nën hetime për rolin e tyre në skandalin e montimit të ndeshjeve, Scommessopoli.

Policia italiane tashmë ka arrestuar kapitenin e Lazios, Stefano Mauri, i cili ka luajtur 11 herë për Italinë, për rolin e tij në skandalin e montimit të ndeshjeve, derisa edhe ish-mesfushori i Ganoas, Omar Milanetti, ka qenë në mesin e 19 të tjerëve të arrestuar.

Personat e ndaluar sot janë në dyshim se kanë qenë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të basteve të drejtuar nga një person nga Singapori i njohur si Tan Seet Eng, i cili ishte arrestuar në vitin 2011.

Edhe trajneri i Juventusit, Antonio Conte, po ashtu është prekur nga autoritetet të cilat kanë kërkuar shtëpinë e tij në kërkim të dëshmive. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button