Cili dizajner përfiton më shumë?

Edhe në kohë krize duket se disa marka të njohura nuk e humbasin shkëlqimin. E tillë është firma italiane Giorgio Armani, e cila edhe për vitin 2011 numëroi shifra rekord shitjesh. Grupi “Giorgio Armani” ka siguruar fitime në vlerën 1.8 miliardë euro vitin që kaloi, duke u kthyer kështu në firmën me më shumë fitime në vit.

Të ardhurat operative, për shembull arrijnë shifrën prej 281.8 milionë euro, gati 23.2%, plus dhe likuiditetit neto i cili është rritur nga 604 milionë euro në vitin 2010 në 643 milionë sot, në krahasim me investimet e rreth 89 milionë eurove.

Stilisti shpjegon sekretin e suksesit të tij në një intervistë të gjatë në Sole 24 Ore.  Një faktor i rëndësishëm për rritjen, si për këtë markë ashtu edhe për markat e tjera, ishte hapja e dyqaneve të reja, veçanërisht në Azi, ku Armani ishte ndër të parët që rritën investimet. Ata vlerësojnë edhe hapjen e disa dyqaneve në Kinë, të cilat i sollën fitime të shumta firmës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button