Çfarë është avullimi vaginal dhe si mund ta bëni këtë në shtëpi!

Në mesin e metodave të pastrimit natyral të vaginës, njihet edhe pastrimi me anë të avullit, dhe kjo bëhet nëpërmjet përzgjedhjes së disa bimëve dhe njihet si avullimi vaginal.

Kjo përdoret për të lehtësuar ftohtësinë në trup apo për të zgjeruar enët e gjakut, për të rritur qarkullimin e gjakut, për të siguruar oksigjen të mjaftueshëm dhe për të relaksuar muskujt vaginal.

Por, çfarë duhet të dini për avullimin vaginal?

Koha më e mirë për ta bërë avullimin është pas periodave tuaja, mirëpo keni kujdes nëse mendoni se jeni shtatëzënë atëherë duhet ta shmangni këtë trajtim.

Zakonisht avullimi vaginal zgjat dikund rreth 20 deri në 45 minuta dhe duhet të keni kujdes me sasinë e avullit që të mos digjeni apo ta irritoni lëkurën tuaj.

Gjëja më e rëndësishme për bimët që përdorni është se duhet të dini përdorimin e tyre.

Si bimë tradicionale për shëndetin vaginal njihen këto:

  • Livandë.
  • Rigon.
  • Borzilok.
  • Petale trëndafili.
  • Kamomili.

Vloni rreth 2-3 litra ujë dhe shtoni përzgjedhjen tuaj të bimëve të thata ose të freskëta. Pastaj vendosuni mbi këtë përzierje për disa minuta.

Afroni një peshqir afër vetes për ta vendosur rreth belit, është krejt normale që të përjetoni një rrjedhje vaginale pas kësaj, veçanërisht nëse kjo është hera e parë për ju.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button