Aleksandria do të quhet komuna e re e Shkupit?

Sipas gazetës “Den”, Aleksandria do të jetë emri i ri i komunës Qendër të Shkupit.
Burime pranë partisë VMRO-DPMNE në pushtet po shikojnë si mundësi dhe propozim serioz që emri Aleksandria të jetë propozim zyrtar për tu miratuar në këshillin e komunës Qendër. 

Propozimi është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, ku me këtë emër antik Aleksandria, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski sheh rrumbullakësimin e projektit, pas vendosjes së dy busteve Aleksandri i Madh dhe Filipi në pjesën qendrore të Shkupit. 

Emra antik përgatiten edhe për komuna të tjera të Shkupit, ndër të cilat përmenden komuna Aerodrom dhe Kisella Vodë. 

“Den” shkruan që kjo ide ishte e vjetër ndërsa sërish u ringjall derisa Greqia edhe një herë e bllokoi Maqedoninë në Samitin e Nato-s në Çikago. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button