fbpx

Kuvendi interpelancë Stavreskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta fillojë seancën e 34 në të cilën si pikë e parë në rend dite është interpelanca për punën e zëvendës Kryeministrit dhe Ministër i financave Zoran Stavreski e parashtruar nga ana e deputetëve të opozitës.

Në rend dite në këtë seancë është edhe propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, si dhe propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për inspektimin e pylltarisë dhe gjuetisë. 

Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM-ja ka ngritur interpelancën, për shkak të dështimit të zëvendëskryeministrit Stavrevski lidhur me projeksionet dhe menaxhimin e dështuar të vendit në planin e buxhetit dhe financave.

Interpelanca pritet të mos marrë mbështetje, pasi që Stavrevski konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Nikolla Gruevski si dhe bashkëhartues kryesor i planeve qeveritar në aspektin ekonomik dhe financiar./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close